Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit kanë bërë që lumi Shkumbin në pikën e tij më të ulët në fshatin Çermë Shkumbin të njësisë administrative Tërbuf të dalë nga shtrati i tij natyral dhe të vërshojnë në tokat bujqësore të mbjella me grurë e foragjere toka këto të fondit brenda argjinaturës.
Pavarësisht se nuk përbën ende rrezik real për banorët që kanë banesat pranë argjinaturës, gjithsesi situata është në varësi te prurjeve nga Elbasanit e Librazhdi.
Këto janë pamjet që kanë mbërritur në redaksinë tonë dhe që tregojnë situatën në pjesën ku lumi Shkumbin shkakton më së shumti përmbytje.
Po ashtu probleme ka pasur me rrëshqitjet e gurëve në disa akse rrugore të Elbasanit.
Probleme ka pasur në aksin Elbasan-Gjinar dhe Cërrik -Gramsh-Mollë në Grabovë. Megjithatë, raportohet se nuk ka pasur probleme në qarkullim, ndërkohë që firmat kontraktuese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e inerteve që bien here pas here në vende të caktuara.
Top Channel