Gazmend Boletini thotë se 28 dhe 29 nëntori janë data të rëndësishme për familjen e tij dhe të çdo shqiptari.

Gazmend Boletini, është stërnipi i Isa Boletinit, ai thotë se të mbash mbi supe mbiemrin Boletini është përgjithësi e madhe. Për t’i shërbyer sa më mirë figurës së Isa Boletinit dhe historisë së Shqipërisë, Gazmend ka zgjedhur të jetojë në Mitrovicë të Kosovës dhe të punojë si përgjegjës i monumenteve kulturore.

Jam i vetmi nga ana mashkullore e familjes Boletini që jetoj në Mitrovicë. Boletinët e tjera janë në të gjithë botën, ata janë shpërngulur nga Kosova prej dhunës komuniste që nga viti 1953. Për në data 28 nëntor jo vetëm familjen por të gjithë Kosovën e bën krenar figura e Isa Boletinit. Roli, qëndresa dhe modestia e Isa Boletinit e ka bërë figurën e tij madhështore kur ai nuk e pranoi rolin si Ministër i Luftës, e refuzoi pasi tha që ka të tjera detyra të rëndësishme për të bërë për Shqipërinë”, rrëfen ai.

Isa Boletini, ka pasur tre gra dhe 14 fëmijë, nga të cilët 9 djem dhe 5 vajza. Gazmendi thotë se regjimi komunist donte të shfaroste familjen Boletini, por ishte e pamundur. Historinë Gazmendi e ka mësuar nga dorëshkrimet që kishte lënë trashëgim stërgjyshi i tij Isa Boletini.

Historinë e kam mësuar në shtëpi, familjen tonë e persekutuan dhe e masakruan, por pavarësisht kësaj unë e di kush ishte Isa Boletini. Nga disa dorëshkrime kam mësuar se shtëpia dhe jeta e Ismail Qemalit ruhej nga njerëzit e Isës”.

Për festat e flamurit stërnipi i Isa Boletinit ka vetëm një dëshirë, ai thotë se shqiptarët duhet të jenë gjithnjë të bashkuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA