“Qau kur iku”/ Pas 40 vitesh trupa e ‘Pallatit 176’ ribashkohen në ‘Live me Luizin’, Rajmonda Bulku tregon arsyen pse nuk mori pjesë në xhirime
Aktorja nga Kosova Adriana Matoshi ka rinisur betejën me tumorin në tru, që nëntë vite më parë e mposhti me sukses.
Vetë artistja ka bërë një shkrim në rrjetin social “Facebook”. Është një shkrim force dhe kurajoje për ndjekësit e saj.
“Jetës pas sfidave i shtohet vlera, se atëherë e shikojmë të bukurën ndryshe, vlerësojmë të drejtë dhe njohim më mirë forcën tonë të brendshme”, shkruan Matoshi.
Kur u diagnostikua për herë të parë me sëmundjen e rëndë, ajo ishte shtatzënë, por siç dhe ajo vetë tregon, nuk u dorëzua në asnjë moment. “Dashninë për jetën e kisha shumë ma t’madhe sesa frikën prej vdekjes”.
Edhe këtë sfidë tani, pas kaq vitesh, aktorja e sheh si mision “për të treguar se koha është shumë e vlefshme për ta kaluar me njerëzit e dashur”.
“Të mërkuren duhna prap me u përballë mes jetës edhe vdekjes, ama e di që rrugëtimi jem ka më vazhdu se osht shumë i gjatë. Kom shumë qytete t’botës pa i pa, shumë skena të filmit pa shkelë, shumë role pa lujt, i kom fmitë qe duhna me i bo t’zot e vetes”, shkruan artistja me nota optimizmi.
“Mos harroni me e dashte VETEN edhe JETEN. Mos lakmoni shume se as pasunia e botes, as fama, e asni sukses e arritje n’jete nuk vijne para SHENDETIT e asnjona prej tyne nuk po mujshin me e ble ilaqin ose me ta zgjate jeten.
N’situatat e tilla qysh jom une per momentin, po u dashke mi lon krejt edhe me menu per veten. Une e pasun jom veç n’shpirte, se puna jem m’ka bo me njofte njerz, me ngu histori e rrefime, me perjetu gzim e lot bashke me juve”.
Pak javë më parë, Adriana surprizoi miken e saj të zemrës, Arjolën, në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Vajzat treguan sa e rëndësishme është miqësia dhe sa forcë të jep një mike e vërtetë.
Top Channel