Urimi i deputetit Bujar Çela për festat e Nëntorit me portretin e diktatorit Enver Hoxha bëri bujë të madhe në media dhe shkaktoi reagime të shumta.
Për këtë është diskutuar ditën e sotme në emisionin “Open”, ku Dritan Hila e dënon veprimin e deputetit socialist dhe thotë se mund të bëhej për të marrë vota, por në një situatë kur PS ka marrë mandatin e tretë, e konsideron si temë të lodhshme këtë cështje.
Hila: Unë e shikoj për herë të parë si deputet i PS. Padyshim që është një gjest i dënueshëm nga përfaqësues të një force politike. Janë akte që politika i përdor shpesh. Të mos harrojmë që në vende të ndryshme përdoren figura të ndryshme për të mjelë atë pjesë të elektoratit që mund të marrin vota. Vetë Rama ka kaluar në një ekstrem tjetër, ka rehabilituar Mit’hat Frashërin, pra nga e njëjta forcë politike. E gjitha kjo bëhet në kuadër të një lufte politike për të marrë vota. Mund ta shpjegoja nëse do të ishte në prag fushate që i duhen votat e enveristëve, por në rehat e sipër të nxjerrësh foton e Enver Hoxhës, më duket një temë e lodhshme dhe e tejkaluar.
Top Channel