Ish-deputeti dhe ish-kreu i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës.

Ujka u plagos me armë zjarri me silenciator rreth orës 19:00, mbrëmjen e kësaj të hëne (29 nëntor 2021). Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Shkodrës, në vendin e quajtur lulishtja e Universitetit.

Autori/ët kanë shfrytëzuar errësirën për ta qëlluar të ndjerin Pashko Ujka dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA