Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e së premtes në Vlorë.
Një nënë e re me fëmijën në krah u hodh nga kati i pestë i një pallati në lagjen Pavarësia. Pamela Mertiri humbi jetën menjëherë ndërsa i biri 1 vjeç u nda nga jeta më vonë në spital.
Viktima 34 vjecare nuk ishte banore e pallatit, njofton policia dhe ka hyrë në godinë sic duket me qëllimin për tu hedhur nga shesh pushimi i një kati. Një fqinj që po parkonte makinën e ka ndihmuar i pari duke marrë në krahë fëmijën që ishte ende gjallë.
“Kur janë hedhur, dëgjova zhurmë dhe dola. Pashë që ishte përmbys. Ajo kishte shenja jete ndërsa fëmija kishte çarje në surrat dhe e mori njëri që është këtu me makinë. Nuk ishte banore këtu. E dëgjuam, nuk mund të bëja sehir. Policia nuk e dinte dhe i njoftuam e erdhëm. Ambulanca u vonua 10 minuta”, shprehet dëshmitari.
“Ishte në depresion nuk ishte mirë i thashë mamasë ta ruante”, tha një grua.
Viktima me profesion farmaciste nga Tirana kishte shkuar në Vlorë te prindërit. Sipas fqinjëve ajo jetonte prej pak kohësh atje pasi kishte probleme me bashkëshortin. Pallati i prindërve ndodhet pas godinës ku e reja hipi për t’i dhënë fund jetës.
Top Channel