Për hërë të parë pas ultimatumit amerikan për tu distancuar nga Sali Berisha, Lulzim Basha zbuloi në emision ‘Open’ në Top Channel prapaskenat e bisedave me paraardhësin e tij para se të merrte vendimin për të përjashtuar nga grupi parlamentar.
Basha: Shteti amerikan nuk ka kërkuar pezullimin nga grupi, ka kërkuar përjashtim nga Kuvendi dhe distancim te partisë, nëse nuk do e bënim do izolohej PD nga çdo kontakt me SHBA dhe nga tryezat dhe forumet ndërkombëtare. Më ka thënë në sy që përpara vetes nuk vendos as PD-në dhe as demokratët dhe i kam thënë në sy që unë do të marr vendimet e mia si kryetar i PD-së. Përgjigja e tij ka qenë se ti merr vendimet e tua, unë marr vendimet e mia
Kryedemokrati iu përgjigj akuzave të Sali Berishës për dy dosje, atë të lobimit rus dhe “Toyota Yaris”.
Basha: Berisha më tha se jam peng i Ramës pasi nuk kam dhënë dëshmi. Kam dëshmuar për këtë çështje para Prokurorëve belg, dhe në dijeninë time kjo çështje është në hetim, dhe po hetohen anëtarë të lartë të mazhorancës. Dosja Muzin nuk ekziston.
Eni Vasili: A është e vërtete që nuk shkoni në Amerikë për shkak të kësaj dosje?
Basha: Eshtë trillim, nuk është e vërtetë.
Përballë Lulzim Basha ka jo vetëm Sali Berishën, por edhe Ilir Metën. Kryedemokrati tregoi momentin e krisjes se marrëdhënies.
Basha: Ilir Meta shkallmoi fushatën elektorale të PD.
Duke u rikthyer pas në kohë, Lulzim Basha nuk shprehu pendesë për asnjë nga vendimet ekstreme të opozitës, ndërsa bëri me dije se Sali Berisha ishte ai që i kishte kërkuar me ngulm djegien e mandateve.
Top Channel