“Je personi më i rëndësishëm i jetës tënde, LUFTO”/ Marshim sensibilizues në sheshin “Skënderbej”

19/11/2021 10:56

Dhjetëra qytetarë, mes tyre fëmijë, të moshuar e të rinj kanë marshuar sot në sheshin “Skënderbej”, pas vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga fqinji i tij në Fier, Klodian Çalamani.

Atyre iu bashkua edhe kryetarja e Kuvendit, Lindiata Nikolla, e cila e quajti një ngjarje të rëndë, duke theksuar se nuk mund të merren vendime të rëndësishme nën efektin e emocioneve të forta, në lidhje me rikthimin e dënimit me vdekje në vendin tonë.

Me pankarta në duar dhe fjongo blu, qytetarët kanë dhënë  mesazhe të rëndëësishme kundër dhunës ndaj fëmijëve.

“Mos më dhuno!”

“Nuk është faji yt”

“Ti je personi më i rëndësishëm i jetës tënde, lufto”

“Mbro të drejtat e fëmijëve”

“Stop dhunës”

“Dhuna ndaj fëmijëve është krim denonco”, ishin disa prej pankartave.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA