“Dhimbje koke” për Guardiolën, fantazisti infektohet me COVID dhe humbet ndeshjet e rëndësishme

19/11/2021 16:38

Lajme të këqija për Manchester City dhe për trajnerin Pep Guardiola, teksa trajneri duhet të bëjë për të paktën 10 ditë pa yllin e tij Kevin De Bruyne.

Fantazisti ka rezultuar pozitiv në një testim rutinë në Belgjikë, prej ku ishte i grumbulluar me kombëtaren e tashmë duhet të qëndrojë në karantinë për 10 ditët e ardhshme.

Një humbje e rëndësishme për Pep Guardiolën, aq më tepër kur shikon edhe kalendarin e “Qytetarëve” të cilët në vazhdim do të përballen me Everton, PSG dhe West Ham. Megjithatë, organika e anglezëve është e pasur dhe në këtë formë, Guardiola mund të përshtatë në rolin e belgut emra si Grealish, Foden apo edhe Bernardo Silva.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA