Gjatë prezantimit për buxhetin 2022 për Ministrinë e Shëndetësisë, Kryeministri Rama vuri në dukje punën e palodhshme të mjekëve dhe infermierëve, e sidomos në një kohë të vështirë pandemie.
Angazhimet e para në shëndetësi kanë qenë rritjet e pagave, që sipas Ramës deri më sot janë rritur me 63%, ndërsa ambicia është që të rriten me plus 40% brenda mandatit qeverisës, duke nisur me + 6% duke nisur nga viti i ardhshëm.
“Nuk është hera e parë që mblidhemi, mbase në kujtesën tuaj është shënuar që angazhimet e marra në këtë sallë, duke filluar nga pagat, janë pasuar me fakte dhe faktikisht sot qysh prej hapit të parë që kemi hedhur pagat e mjekëve dhe infermierëve janë rritur 63%, natyrisht që ne nuk jemi të vetëpërmbushur nga ky fakt dhe ambicia jonë është që pagat të rriten çdo vit me synimin për të kapur plus 40% brenda këtij mandati të tretë, duke filluar nga një +6 të vitit të ardhshëm”, tha Rama.
Kryeministri thotë më tej se ka ende punë për të bërë në fushën e shëndetësisë, ku ka ende boshllëqe për të mbushur, ndërsa shton se qeveria po bën detyrën, sepse për këtë është zgjedhur nga qytetarët!
“Kur e sheh sot panoramën e ndryshimeve në shëndetësia më vjen parasysh shprehje” e keqja harrohet shpejt, e mira ska asnjëherë fund’. Kjo është në natyrën njerëzore, nëse njeriu do të ishte peng i të këqijave që kalon do të kishte të pamundur të aspironte për të mira më të mëdha. Është e rëndësishme që ndërkohë që aspirojmë për më shumë dhe gjithçka është bërë në fushën e shëndetësisë nuk lë vend për asnjë vetkënaqsia, ka boshllëqe për të mbushur. Mos harrojmë ku jemi nisur dhe çfarë situatë ka qenë kur ne morëm detyrën, ndërkohë që për ju ka qenë jeta juaj e përditshme në një xhungël ku falë përpjekjeve të gjithë uniformave të bardha dhe një vetëmohimi që për fat të keq askush nuk e mban parasysh kur flet për mjekë. Është inkurajuese kjo që kemi bërë. Ne detyrën bëjmë! Dëgjoj shpesh për punë të mira dhe nuk ke çfarë thua, janë disa që e gjejnë këtë fjalinë. Patjetër për detyrën jemi zgjedhur jo për të bërë magji dhe për detyrën zgjidhen të gjithë gjithmonë. Të gjitha qeveritë për të bërë detyrën zgjidhen jo për të bërë mrekullira jashtëtokësore”, tha Kryeministri më tej.
Top Channel