Samiu “çmendet” pas Efit, i bindur se do e bëjë për vete. Thumbon djemtë: Si politikanë që luftojnë për karrige

17/11/2021 18:25

Samiu ka arritur të fitojë një takim me Efin, me të vetmen vajzë që pëlqen në program.

Ai ka treguar se Efi është arsyeja përse qëndron në Për’puthen ndërsa ai thumboi djemtë e tjerë duke thënë se i duken si “politikanët që luftojnë për karrige”.

Ndërsa në fund të takimit të parë, Samiu tha me bindje se e di se çfarë do, ndaj do ia dalë që të fitojë zemrën e saj.

Samiu: Je arsyeja pse jam në program. Nuk dua të humb kohë kot dhe të rrij aty me njerëz që nuk më pëlqejnë. Ti e di që është pak pa lidhje, por e quaj veten të vërtetë, por nuk të kam thënë kurrë më fto në takim. Nuk më pëlqen atmosfera në studio, më duken si politikanët e këqinj që luftojnë por karrige.

Efi: Nuk më intereson të flas për të tjerët. Jashtë në prapaskena je shumë i fokusuar tek unë, ndërsa në studio nuk e tregon.

Samiu: E di që më ke marr për inat.

Efi: Ma ndrysho.

Samiu: E thashë edhe në studio që një mashkull që nuk e pëlqen Efin, i bie të jetë gay. Unë e di çfarë dua, atë që më hyn në tru ose në zemër, ose do e marr, ose do e marr. Do s’do, do e marr.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel