Efi i është përgjigjur pyetjeve të publikut, mes të cilave përfshihet domethënia e emrit të saj, pëlqimi për djemtë në studio dhe kujtimin më të cmuar nga fëmijëria.
Teksa tregoi se pëlqim më të madh ka për Brunon, i cili i bëri dhe një surprizë të madhe në Prime, tha se ekziston mundësia që të ketë një takim edhe me Bashkimin.
Pyetje: Brunon apo Samiu?
Efi: Brunon…
Pyetje: Pak më e gjallë, jo si e vdekur?
Efi: Kërkoj ndjesë, kemi dhe emocione nga kamerat.
Pyetje: A do të dalësh në takim me Bashkimin?
Efi: Edhe do të dal po nuk na refuzoi Bashkimi se e ka zakon. E kemi në dorë të dy, varet nga sjellja e Bashkimit.
Pyetje: Kujtimi yt më i çmuar?
Efi: Fëmijëria ime në vendlindje, në Greqi. Atje kanë gjërat më ndryshe. Njerëzit kanë qenë më të çiltër, më pak paragjykues. Atje çdo njeri jeton për veten, jo për të tjerët. Atje je vetvetja, nuk të intereson mendimi i askujt.
Top Channel