Pas dy muajsh SHBA rinis luftën ndaj drogës në rajon, godet një anije në Paqësor, humbin jetën dy personat në bord
Tom Cruise ishte sot në pistën ajrore ushtarake britanike Duxford në Cambridge teksa vijonte leksionet e fluturimit për xhirimet e filmit Mission Impossible 8.
Aktori 59 vjeçar i Hollywood erdhi në pistë me një helikopter B3 me një xhup ngjyrë kafe, teksa më pas vendosi helmetën dhe u ngjit në kabinën e avionit.
Ai mori drejtimin e avionit prodhim i vitit 1941, Boeing B75N1 me të cilin fluturoi rreth 30 minuta para se të ulej përsëri dhe të futej në hangar.
Aktori raprotohet se ka përfunduar xhirimet e filmit Mission Impossible 7 në shtator, por pa humbur kohë ka nisur xhirimet e pasuesit ‘Mission: Impossible 8’.
Një burim tha për të përditshmen The Sun : “Tom ka nisur të mësojë të fluturojë me biplanin Boeing Stearman për një nga skenat madhore të Mission: Impossible 8.”
“Kjo është një detyrë që kërkon aftësi por ai nuk do t’i bjerë shkurt për t’ia lënë dublantit”.
Top Channel