Tom Cruise fluturon me avionin e Luftës II Botërore gjatë mësimeve të pilotimit për filmin ‘Mission Impossible 8’ (fotot)

16/11/2021 21:25

Tom Cruise ishte sot në pistën ajrore ushtarake britanike Duxford në Cambridge teksa vijonte leksionet e fluturimit për xhirimet e filmit Mission Impossible 8.

Aktori 59 vjeçar i Hollywood erdhi në pistë me një helikopter B3 me një xhup ngjyrë kafe, teksa më pas vendosi helmetën dhe u ngjit në kabinën e avionit.

Ai mori drejtimin e avionit prodhim i vitit 1941, Boeing B75N1 me të cilin fluturoi rreth 30 minuta para se të ulej përsëri dhe të futej në hangar.

Aktori raprotohet se ka përfunduar xhirimet e filmit Mission Impossible 7 në shtator, por pa humbur kohë ka nisur xhirimet e pasuesit ‘Mission: Impossible 8’.

Një burim tha për të përditshmen The Sun : “Tom ka nisur të mësojë të fluturojë me biplanin Boeing Stearman për një nga skenat madhore të Mission: Impossible 8.”

“Kjo është një detyrë që kërkon aftësi por ai nuk do t’i bjerë shkurt për t’ia lënë dublantit”.

FOTO GALERI
4/17
Ai mbante një xhup ngjyrë kafe, teksa më pas vendosi helmetën dhe u ngjit në kabinën e avionit.

Top Channel