Arrestohet pronari i barit në Zvicër ku ndodhi tragjedia me 41 viktima, dyshohet se dhunoi gruan

23/08/2026 21:53

Aventura të reja për Jacques Moretti-n, bashkëpronar i barit Le Constellation në Crans-Montana, ku ndodhi zjarri vdekjeprurës që tronditi Zvicrën në natën e Vitit të Ri, wshtw arrestuar pasi dhunoi gruan e tij, Jessica.

Sipas mediave zvicerane, incidenti dyshohet se ndodhi natën midis 11 dhe 12 gushtit, ndërsa gruaja u plagos dhe u desh të dërgohej në spital.

Çështja e re vjen ndërsa çifti tashmë po përballet me drejtësinë zvicerane për zjarrin në Le Constellation, barin që ata drejtonin në Crans-Montana.

Jacques dhe Jessica Moretti janë ndër ata që po hetohen nga prokurorët për rrethanat e zjarrit vdekjeprurës.

Jacques Moretti u vu në paraburgim të përkohshëm më 9 janar, pasi autoritetet gjyqësore e kishin konsideruar atë si rrezik arratisjeje. Më 23 janar, ai u lirua pasi pagoi një garanci prej 200,000 frangash zvicerane, duke mbetur nën masa kufizuese.

Kujtohet se zjarri në Le Constellation shpërtheu gjatë festimeve të Vitit të Ri. Sipas hetimit të deritanishëm, flakët duket se kanë filluar kur shkëndijat nga fishekzjarrët e tipit, të cilat ishin vendosur në shishe, ndezën materialin izolues të zhurmës në tavanin e bodrumit.

Autoritetet po hetojnë, ndër të tjera, nëse janë ndjekur rregullat e përcaktuara të sigurisë nga zjarri dhe çfarë përgjegjësish kanë pronarët dhe personat e tjerë të përfshirë.

Top Channel