Kreu i PD, Lulzim Basha ka replikuar ndaj kryeministrit Edi Rama duke i thënë se është i cekët dhe nuk e kap thelbin pse janë nëpër sallë.
Kur po i sugjeronte Ramës që të lexonte “Shkëlqimin dhe rënien e shokut Zylo”, Rama me Spiropalin dhe Ahemetajn filluan të qeshnin. Më pas, kryeministri dhe zv.kryeministrit u larguan nga salla e Kuvendit.
Basha: Ngele tek kinostudio ‘Shqipëria e re’. Kaq është diapazoni i kryeminsitrit. Nuk impresionon njeri, thjesht shpërfaq sa i cekët je, se nuk arrin të kapësh thelbin pse jemi në këtë sallë. Flet për atë që të duket humor, prandaj e lashë celularin aty se mund të nxirrja fjalë të tjera të ndyra. Nuk janë batuta Edi Rama. Janë hallet e njerëzve për të cilat tallesh. I çove në azil politik pasi premtove 300 mijë vende pune.
E ke bërë gjuhën pis kur nuk ke ditur çfarë ti thuash atyre që nuk ia ke legalizuar banesat, janë fjalët e tyre të thyera, ndaj si tifoz i realizmit socialist, lexo “Shkëlqimin dhe rënien e shokut Zylo” dhe kupto që je kthyer në karikaturë. Më pas akuzon se po të luajnë pllakë gramafoni, kur ti je vetë gramafon i prishur. Nuk përmban dot veten dhe kur del për mizogjeninë tënde. Të kujton gratë që kapen për flokësh, pse prapë me gratë? Pse nuk e dëgjon këshillën e koleges time që të mos merresh me gratë? Pastaj përdor fjalën gaxhie.
Top Channel