Teksa diskutohej për debatin Bashkim-Ritvana, është përfshirë edhe Bruno.
Ai ka diskutuar me tone të ashpra me Bashkimin sepse nuk i ka pëlqyer që ky i fundit ka nënqeshur kur Ritvana tregonte se nuk ka qenë në program pasi ndodhej jashtë vendit për shkak të disa problemeve shëndetësore.
Bruno: Kur ajo flet për dicka kaq të rëndësishme si spitali, e pashë që nënqeshe dhe thash mos nënqesh.
Bashkim: Nuk e kam ditur, si gjykohet njeriu për një gjë që nuk e ka ditur.
Bruno: E kuptoj që nuk e dije por kur e tregon, nuk duhet të qeshim as unë as ti.
Bashkim: Por nuk po qesh, je duke e manipuluar sic bën gjithmonë.
Bruno: Nuk manipuloj unë.
Bashkim: E di që po të kap kamera.
Bruno: Lëre kamerën se le nam. Ka qenë në spital, boll se e ke tepruar. Mos nënqesh me muhabete të tilla. Je kalama.
Top Channel