Ftesë në 5 /”Boll luftova kaq vite”, nëna dhe motra e Adelina Sejdinit ndërpresin emisionin! Ja biseda e fundit me të para vetëvrasjes

15/11/2021 19:08

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua mbi historinë e dhimbshme të Adelina Sejdinit, shqiptares së trafikuar në Itali që i dha fund jetës pasi nuk gjeti kurrë mbështetje nga shteti italian.

Ndërsa Gulia, një prej mikeshave të saj ishte duke ndarë më shumë detaje nga jeta e së ndjerës, nëna dhe e motra e Adelinës i kërkuan live Bietës të bëheshin pjesë e programit.

Nëna e saj mohoi që të mos kishte kontakte me të bijën, madje sipas saj, familja e ka mbështetur deri ditën e fundit të jetës.

“Alma ka qenë prezente në familjen time dhe askush s’ i ka mbyllur derën, por e kemi ndihmuar gjithnjë. Dy ditë para se të ndërronte jetë i kemi dërguar 200 euro se ishte në hotel dhe i kam thënë gjithnjë që unë kam ndihmuar të tjerët e jo më bijën time”, u shpreh ajo.

Ndërsa më vonë e motra ndau bisedën e fundit me Adelinën.

“Dëshira e saj ishte të shpëtonte nga sëmundja. Më thoshte : Motër kur të dal nga kjo histori, të heq qafe sëmundjen se s’ dua tjetër gjë në jetë… boll kam luftuar”, zbuloi e motra.

FOTO GALERI
5/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA