Pamjet/ Fermerët e Lushnjës në protestë, forca të shumta policie zbresin në terren. Ja çfarë kërkojnë

12/11/2021 11:24

Fermerët e Lushnjes dhe eksportuesit më të mëdhenj në vend kanë dalë në protestë, paraditen e sotme.

Sikurse shihet edhe nga pamjet, fermerët kanë dalë në vendin e quajtur rreth rrotullimi i Plugut, në hyrje të qytetit të Lushnjes.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forca të shumta të policisë për të shmangur përshkallëzimin e situatës, ndërsa prezentë duket edhe policia rrugore që po ndihmon në qarkullimin e mjeteve, në mënyrë që të mos paralizohet i gjithi.

Fermerët janë ta pajisur me pankarta ku tregojnë qartë kërkesat e tyre dhe arsyet e kësaj proteste.

Subvencionim direkt i fermerit për njësi të prodhimit dhe 10 lekë për kg.

-Instrument për formalizim.

-Instrument zhvillimi jo përkrahje sociale.

-Lufton korrupsionin dhe burokracinë

-Stimulon suksesin, lufton parazitizmin

-Garanton efektshmëri të shpenzimit

-Zero kosto implemtimi“, shkruhet në një nga pankartat që fermerët mbajnë në duar.

FOTO GALERI
2/27

Top Channel