“Caroline manipulohej dhe kontrollohej gjithë kohën”/ Jeta e izoluar e viktimës para se të vritej nga bashkëshorti (Fotot)

11/11/2021 18:56

Krimi që tronditi Greqinë në muajin maj të këtij viti qëndron ende në qendër të mediave.

Prokurori Georgios Noulis ka rrëfyer fakte tronditëse për vrasjen brutale të Caroline Krauts në Glyka Nera të Greqisë, duke kërkuar referim për gjykim të bashkëshortit vrasës Charalambos Anagno, i cili e ekzekutoi20-vjeçaren  me një ftohtësi të papërshkrueshme.

Sipas Protothema.gr prokurori i referohet jetës së izoluar të Carolinës, ndërsa përshkruan se si ai e manipulonte dhe kontrollonte të renë, deri në atë pikë sa e lejonte të përdorte vetëm një taksi për transportin e saj, që i përkiste një shoku të tij.

Fillimisht, prokurori i referohet njohjes së çiftit në Alonissos, ku lindi dhe u rrit Caroline e më pas përshkruan martesën e çiftit dhe problemet që ata hasën. Babis  e largoi Caroline nga aktivitetet shoqërore, marrëdhëniet dhe shoqërinë  e saj që të mund ta manipulonte më lehtë.

Ndër të tjera prokurori thekson se banesa e çiftit ishte zgjedhur qëllimisht larg universitetit, ku kishte arritur të pranohej, por Caroline nuk shkoi se ishte e stërmbushur me punët e shtëpisë dhe rritjen e fëmijës. Gjithashtu Babis Anagnostopoulos ishte vazhdimisht i pranishëm në takimet e saj me miqtë.

Në të njëjtën kohë, prokurori thekson se i akuzuari menaxhonte edhe  të ardhurat e saj, duke e lënë “në injorancë të plotë”.

Propozimi i prokurorit i referohet problemeve me të cilat vajza është përballur gjatë shtatzënisë dhe tranzicioneve psikologjike që ka përjetuar pas problemeve shëndetësore të së bijës, të cilat janë trajtuar.

Çifti kërkoi zgjidhje për të përballuar tensionet në martesë dhe iu drejtuan këshilltares së shëndetit mendor, Eleni Mylonopoulou. Kjo e fundit, pasi i pa të dy për rreth tre muaj, arriti në përfundimin se Caroline nuk vuante nga depresioni pas lindjes dhe se çifti ishte i shkëputur plotësisht nga familja e tyre.

Caroline ishte takuar për herë të fundit me prindërit e saj në shtator të vitit 2020.

Gjithashtu, sipas prokurorit, i cili i referohet dëshmisë së këshilltares së shëndetit mendor, e reja është stepur dhe  frikësuar gjatë zënkave të tyre për shkak të diferencës së madhe të moshës.

Ndërsa në momentet e shpërthimit ajo e kërcënonte të akuzuarin se do të largohej nga shtëpia e tyre vetëm ose me vajzën e tyre, Lidian.

Prokurori i referohet skemës që ai kishte përgatitur me detaje për ta bërë vrasjen të paramenduar dhe jo një aksident që ndodhi pas zënkës mes tyre.

Gjithashtu ai bazohet tek ftohtësia me të cilën kishte vepruar Babis, duke nënkuptuar se ishte një vrasje e menduar më parë.

Lidhur me vajzën e tyre të vogël, Lidian, kujdestaria iu besua më në fund prindërve të Caroline.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel