Sulm terrorist në Francë/ Plagoset rëndë burri që sulmoi policinë duke thërritur slogane fetare

08/11/2021 09:19

Një hetim për sulm terrorist u hap sot pasi një vrasës me thikë që thërriste ‘sllogane fetare’, u plagos pasi sulmoi tre oficerë policie në resortin bregdetar francez të Kanës.

Sulmi ndodhi pak pas orës 6 të mëngjesit të ditës së sotme, kur një burrë i paidentifikuar kërcënoi stafin jashtë Komisariatit kryesor të Policisë në qytet ‘në emër të Profetit’.

“Ai hapi derën e një makine dhe filloi të godiste me thikë. Vetëm falë oficerëve të veshur me jelek antiplumb, asnjëri prej tyre nuk u lëndua”, tha një burim hetimor.

Oficeri që ishte shoferi i patrullës u përpoq të tërhiqej, ndërsa një tjetër në sediljen e pasme të makinës hapi zjarr dhe burri u plagos rëndë.

Ai thërriste parulla fetare duke iu referuar Profetit gjatë gjithë sulmit. Sulmuesi me thikë tani është në një gjendje kritike në një spital në Kanë”, shkrujnë mediat e huaja.

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin shkroi në Twitter: “Një polic nga Kana u godit me thikë dhe u plagos. Sulmuesi u neutralizua nga kolegët e tij. Unë do të shkoj atje menjëherë këtë mëngjes dhe i jap të gjithë mbështetjen time Policisë Kombëtare dhe qytetit të Kanës.’

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA