Trump zbulon operacionin sekret ushtarak/ Mbi 100 milionë fuçi naftë të transportuara përmes Ngushticës së Hormuzit: Për Iranin, gjithçka ka mbaruar Policia gjermane njoftoi se ka pasur një sulm me thikë në një tren në landin jugor të Bavarisë, ku një sërë personash kanë mbetur të plagosur.
Kur ndodhi ngjarja, treni lëvizte në afërsi të qyteteve të Regensburgut dhe Nurembergut. Forcat e rendit kanë arritur të prangosin agresorin, e sipas tyre, kërcënimi që ai përbënte për njerëzit, mbyllet këtu.
Nuk ka ende shumë detaje mbi incidentin, por një zëdhënës i policisë tha se ishin njoftuar fillimisht nga një telefonatë.
Hetuesit për momentin e kanë përjashtuar pistën e terrorizmit.
Autoritetet e ndaluan trenin në qytetin Seubersdorf, ndërsa e gjithë linja hekurudhore u mbyll. Sipas zëdhënësit të Deutsche Bahn, për momentin trenat atje nuk kanë lëvizur nga stacionet.
Top Channel