F-35 Joint Struke Fighter është pothuajse gati për të një mision të ri, atë të bombarduesit me aftësi bërthamore, thonë mediat në SHBA. Forcat ajrore amerikane sipas tyre kanë përfunduar me sukses testimin e e avionit të pajisur tashmë me bombën termonukleare B61-12.
Kombinimi i avionëve me ekuipazh dhe bombës bërthamore do të bëjë të mundur që qeveria amerikane të ketë opsione në rast krize, duke përfshirë atë ku një bombë atomike mund të hyjë në lojë në sekondat e fundit, thonë raportet.
Armët bërthamore ndahen në dy kategori: strategjike dhe taktike. Dallimet kryesore mes dy llojeve janë rendimenti dhe diapazoni i eksplozivit.
Armët bërthamore taktike zakonisht variojnë nga të barazvlefshme me rreth 3 kiloton apo 300 ton TNT, deri në rreth 50 kiloton ose 50,000 ton TNT.Armët strategjike bërthamore janë te nje klase krejtësisht të ndryshme. Rendimenti i armëve bërthamore strategjike mund të variojë nga 100 kiloton deri në rrezen e megatoneve, me armën më të madhe të ushtrisë amerikane që ka një rendiment prej 1.3 megatonësh TNT.
Armët bërthamore taktike janë përgjithësisht armë me rreze më të shkurtër veprimi me rreze 500 milje ose më pak, ndërsa armët bërthamore strategjike janë krijuar për të kaluar oqeane të tëra e për të goditur objektivat në anën tjetër të planetit. Bombat taktike nukleare sot lëshohen zakonisht sot me avionë ose nëndetëse.
Top Channel