Nga foltorja në Lushnje, ish kryeministri Berisha tha se në 8 vitet që Edi Rama ka qenë në krye të qeverisë, Shqipëria ëshët ngjitur në çatinë e botës për korrupsion dhe për këtë arsye u mbyllën të gjitha dyert e Europës.
“Edi Rama në vend që të bënte përpjekje për të ecur drejt BE, bëri gjithçka për të ecur drejt Beogradit”, tha më tej Berisha.
Ai shtoi se në këto 8 vite Rama ka shuar shpresën e çdo shqiptari.
“Në 8 vite Shqipëria u ngjit në çatinë e botës për korrupsion, u shndërrua në qendër operacionale për krimin e organizuar. Të gjitha dyert e Europës u mbyllën për ne për këtë arsye. Edi Rama në vend që të bënte përpjekje për të ecur drejt BE, bëri gjithçka për të ecur drejt Beogradit. E shndërroi veten në një Vasal të Beogradit. Në vend të procesit të Berlinit e zëvendësoi me nismën e Beogradit, e quajti Minishengen fillimisht dhe e ndaloi menjëherë Europe, dhe i dha emrin e multimiliarderit e Jeorge Soros, promovuesin e Vuçiç. Në të gjithë këto zhvillime opozita shqiptare ishte e paqenë, ajo nuk ndaloi dot në asnjë rekord të zi që shënoi qeveria në këto tetë vite, nuk sosi dot asnjë veprim të ndërmarrë dhe dështoi totalisht. Në këto 8 vite nuk ndeze asnjë shpresë por shove shumë shpresa dhe më duhet të të them se si njeri i fikur që je s’mund të ndezësh as shpresë te vetja jote!”, u shpreh Berisha.
Top Channel