Rusi, numër rekord i viktimave nga COVID-19 dhe pothuajse 1 milion raste aktive

04/11/2021 16:30

Rusia ka arritur një rekord të ri në numrin e viktimave nga COVID-19 me 1.195 vdekje gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i rasteve të reja ditore në Rusi u rrit me 40.217, në një total prej 8.67 milionë, njoftoi Grupi kombëtar i punës për koronavirusin.

Aktualisht janë 953.239 raste aktive me COVID-19 në vend.

Në mbarë Rusinë më 28 tetor filloi një javë jo pune, si masë kundër pandemisë së COVID-19.

Autoritetet besojnë se niveli i ulët i vaksinimit është një nga arsyet kryesore për rritjen e numrit të rasteve dhe vdekjeve. Pak më shumë se një e treta e afro 146 milionë njerëzve të vendit janë vaksinuar plotësisht.

Top Channel