Alarm në Lindjen e Mesme/ Irani hakmerret pas bombardimeve amerikane, bien sirenat në Bahrejn Izolimet kombëtare të periudhës së parë të pandemisë së koronavirusit patën pasoja të mëdha psikologjike dhe ekonomike mbi shoqëritë. Por planetit ato i dhanë mundësinë e një frymëmarrjeje prej ndotjes, duke ushqyer shpresat se ky fenomen pozitiv mund të ishte dhe afatgjatë.
Një studim i publikuar së fundi megjithatë ka përmbysur çdo pritshmëri të tillë. Sipas raportit, në vitin 2021, nivelet e emetimit të dioksidit të karbonit në botë janë kthyer në ato që ishin para pandemisë. Të dhënat u bënë publike nga konsorciumi “Global Carbon Project”, një grup shkencëtarësh që hulumtojnë ndryshimet klimatike.
Ato u prezantuan në konferencën e Organizatës së Kombeve të Bashkuaraqë po mbahet në Glasgou të Skocisë. Vitin e kaluar, sipas shkencëtareve emetimet e CO2 ranë me një rekord prej 1.9 miliardë tonësh, apo 5.4 për qind pasi vendet vendosën masa të izolimit.
Ajri më i pastër në shumë prej qyteteve të mëdha rriti shpresat se bota ishte në rrugë të duhur për reduktimin e ndotjes nga karboni. Por nuk ishte kështu. Raporti parashikon që emetimet e vitit 2021 do të tregojnë një rritje prej 4.9 për qind, duke dëshmuar kështu qartë intensitetin dhe shpejtësinë e rikthimit në situatën e meparshme.
Top Channel