“Do të hedh acid”/ Kërcënonte shoqen e burrit, dënohet me burg deputetja britanike

04/11/2021 21:02

Deputetja britanike, Claudia Webbe është dënuar me 10 javë burg dhe 200 orë pasi akuzohet për ngacmim.

56-vjeçarja u shpall fajtore pas kërcënimeve të vazhdueshme ndaj shoqes së partnerit të saj të cilën e kishte paralajmëruar se do t’i hidhte acid. Prokurorja tha se kërcënimet e saj përsëriteshin shpesh.

Claudia Webbe, anëtare e Partisë Laburiste, u përjashtua nga partia e saj dhe tani ka mandat si e pavarur.

Ajo mund të humbasë vendin e saj nëse 1% e votuesve në zonën e saj elektorale mbështesin një peticion në internet në favor të dorëheqjes së saj. Webb ka paralajmëruar se do të apelojë vendimin e gjykatës.

Top Channel