VIDEO/ Babai shet vajzën 9-vjeçare tek i moshuari, e vetmja mënyrë mbijetese për familjen

02/11/2021 12:23

Parwana Malik është një vajzë nëntëvjeçare nga Afganistani, familja e së cilës u detyrua ta shesë si nuse tek një burrë 55-vjeçar.

Sipas CNN, 55-vjeçari është një plak me vetulla të bardha dhe me mjekër të bardhë e të trashë, derisa thotë se shqetësohet se ai do ta rrahë dhe do ta detyrojë të punojë në shtëpinë e tij.

Por prindërit e Parwanës thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër.

Për katër vite, familja e saj ka jetuar në një kamp zhvendosjeje afgane në provincën veriperëndimore Badghis, duke mbijetuar me ndihma humanitare dhe puna e varfër e duke fituar disa dollarë në ditë.

Por jeta është bërë edhe më e vështirë që kur talebanët morën pushtetin në Afganistan më 15 gusht.

Babai i Parwanës tashmë e ka shitur edhe motrën e saj 12-vjeçare disa muaj më parë.

Parwana është një nga shumë vajzat e reja afgane të shitura për martesë derisa kriza humanitare në vend thellohet edhe më shumë.

Uria ka shtyrë disa familje të marrin vendime të rënda, veçanërisht kur po afrohet edhe dimri.

Prindërit i dhanë CNN-it akses të plot dhe leje për të folur me fëmijët dhe për të dokumentuar fytyrat e tyre, pasi thonë se ata nuk mund ta ndryshojnë vetë praktikën.

“Dita ditës, numri i familjeve që shesin fëmijët e tyre po rritet.  Mungesa e ushqimit, mungesa e punës, familjet mendojnë se duhet ta bëjnë këtë”, tha Mohammad Naiem Nazem, një aktivist i të drejtave të njeriut në Badghis.

Babai i Parwanës u përpoq që ta shmangte këtë vendim të fundit derisa udhëtoi për në kryeqytetin provincial Qala-e-Naw për të kërkuar punë, por pa sukses, madje duke marrë hua “shumë para” nga të afërmit dhe gruaja e tij iu lut banorëve të tjerë të kampit për ushqim.

“Ne jemi tetë anëtarë të familjes”, tha ai për CNN. “Duhet të shes për të mbajtur gjallë anëtarët e tjerë të familjes”.

Më 24 qershor, Qorban, burri që bleu Parwanën arriti në shtëpinë e saj dhe i dha 200 mijë para afgane, rreth 2,000 dollarë babait të saj.

“Kjo është nusja jote. Të lutem kujdesu për të… të lutem mos e rrihni atë”, tha babai i nëntëvjeçares.

Megjithatë Qorban nuk e përshkroi marrëveshjen si martesë, duke thënë se ai tashmë kishte një grua e cila do të kujdesej për Parwanën sikur të ishte njëra prej fëmijëve të tij.

FOTO GALERI
5/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA