Nigeri/ Ishte në ndërtim e sipër, shembet ndërtesa 21-katëshe. Ka të bllokuar mes rrënojave

01/11/2021 19:29

Një ndërtesë 21-katëshe, në Nigeri, është shembur. Raportohet se mes rrënojave ka të bllokuar, për të cilët grupet e shpëtimit janë duke punuar për gjetjen e tyre.

Ndërtesa, në qytetin e Lagos, ishte një ndërtesë në ndërtim e sipër, me apartamente luksoze, por është ende e paqartë se cilat janë shkaqet e shkatërrimit të saj.

“Mendova se ishte një tërmet. Ndërtesa po dridhej dhe ne kuptuam se diçka nuk shkonte”, tha për CNN, Oly Apata, një banor lokal.

Duhet theksuar se shembja e ndërtesave ka ndodhur disa herë në vitet e fundit në Lagos, qyteti më i madh i Nigerisë me një popullsi prej 20 milionë banorësh.

Në vitin 2019, shembja e dy ndërtesave të ndryshme, përfshirë një shkollë, la dhjetëra të vdekur. Sipas një eksperti që foli për CNN, më shumë se një mijë ndërtesa janë në rrezik për t’u shembur në Lagos.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA