Pamje të frikshme/ Makina me një familje brenda “rrëzohet” nga ura e lëvizshme

30/10/2021 20:50

Një familje në Belgjikë ka përjetuar një eksperiencë të frikshme, kur tentoi të kalonte urën “Marie Thumas” në qytetin e Leuven-it. Shoferi nuk e kishte kuptuar që ura e lëvizshme, po ngrihej për të kaluar një anije,

Videoja prej 18 sekondash, e realizuar në 27 tetor tregon makinën e kuqe tashmë në urë, që fillon të ngjitet.

Për shkak të pjerrësisë, automjeti rrëshqiti mbrapsht dhe këmbësorët duken të frikësuar. Përfundimisht makina bie në rrugë dhe përmbyset. Brenda makinës ndodheshin mami, babi dhe fëmija i tyre 1.5 vjeç.

Të tre personat në mjet kanë mbetur të bllokuar në makinë dhe janë ndihmuar nga zjarrfikësja për të dalë. Më pas ata u dërguan në spitalin Gasthuisberg në Leuven, pa lëndime serioze.

Kompania Flemish Waterway që ka marrë përsipër menaxhimin e urës po kryen një hetim në bashkëpunim me Autoritetet, për të përcaktuar se si ka ndodhur aksidenti. Deri në përfundimin e hetimeve, ura lëvizëse do të qëndrojë e mbyllur edhe për këmbësorët.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel