Pamjet/ Makina shpërthen në hyrje të aeroportit ndërkombëtar të Jemenit, raportohet për 12 viktima

30/10/2021 19:05

Një makinë shpërtheu pranë hyrjes së aeroportit ndërkombëtar të Jemenit, në Aden, duke i marrë jetën të paktën 12 personave. Nuk është e qartë nëse incidenti është një sulm terrorist, por një burim sigurie tha se makina shpërtheu në hyrjen e jashtme të aeroportit pranë një hoteli.

Aden është ‘shtëpia e përkohshme’ e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, e cila si pjesë e një koalicioni të mbështetur nga Arabia Saudite ka luftuar kundër grupit Houthi të lidhur me Iranin për rreth shtatë vjet.

Por tensionet kanë qenë gjithashtu për vite me radhë brenda vetë Adenit midis qeverisë dhe grupeve separatiste jugore. Në fillim të këtij muaji, në Aden, një makine i ishte vendosur një bombë që synonte shpërthimin e një kolone, që mbante guvernatorin e qytetit, një anëtar i STC. Ku si pasojë u vranë të paktën gjashtë persona dhe u plagosën disa të tjerë, ndërsa guvernatori mbijetoi.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel