“S`ka lojra me ne”/ Londra kërcënon Parisin: Dy vendet në prag përplasjeje

29/10/2021 16:42

Mbretëria e Bashkuar nuk do të hezitojë t`i përgjigjet Francës me të njëjtën monedhë, paralajmëroi sekretari britanik i mjedisit, George Eustice në mesin e sherrit mbi të drejtat post-Brexit të peshkimit, i cili u ndez sërish këto ditë.

Kjo është një lojë të cilën mund ta luajmë edhe ne, më mirë mos i hyni”, ishte mesazhi i nënkuptuar i tij.

Franca ka deklaruar se mund t`i ndalojë anijeve britanike hyrjen në portet e saj nëse mosmarrëveshja mbi licencat e peshkimit nuk zgjidhet deri të martën.

Eustrice u shpreh se gjuha e përdorur nga francezët “i hedh benzinë zjarrit”.

Këtë cështje, ai e ka shtruar për diskutim edhe në Komisionin Europian, ndërsa ambasadori francez është thirrur për bisedime.

Franca sekuestroi më herët një peshkarexhë angleze, nën akuzën se ka shkelur ujërat e saj territoriale, një incident ky që rikthen tensionet e lindura mes dy vendeve pas Brexitit për çështjen e peshkimit.

Parisi kërcënon të bllokojë lëvizjen e mallrave nga Britania e Madhe, ndërsa Boris Johnson nga ana e tij shprehet i gatshëm për kundërpërgjigje.

Franca po kështu ka lënë të kuptohet se mund t`i ndërpresë Anglisë furnizimin me energji, pasi Mbretëria e Bashkuar merr prej saj gati 95% të energjisë së vet përmes tre kabllove të fuqishme nënujore.

Top Channel