Shpërthejnë infektimet në Gjermani, rikthehet distancimi social

29/10/2021 16:30

Shifrat e të infektuarve më Covid 19 po rriten ndjeshëm në Gjermani, duke vënë në alarm autoritetet shëndetësore. Rëndimi i situatës po shihet tani edhe në pavionët e terapisë intensive.

Instituti Robert Koch rekomandon me urgjencë: vaksinohuni, testohuni dhe reduktoni sa më shumë kontaktet.

Për shkak të treguesit aktual të infektimeve në shtatë ditë, ekziston një probabilitet më i madh i kontakteve infektuese“, thuhet në raportin e fundit të Institutit të njohur, RKI.

Prandaj ai “rekomandon me urgjencë” që njerëzit të vaksinohen kundër Covid-19 dhe të kujdesen që të kenë mbrojtjen e plotë. Me këtë nënkuptohet edhe dhënia e vaksinës së dytë. Në raportin javor theksohet, se tendenca e rritjes s infektimeve vërehet në të gjitha grupmoshat.

Tashmë, një rritje e ndjeshme u vu re tek të moshuarit, sidomos tek njerëzit mbi moshën 90 vjeç, ku javën e fundit rritja e treguesit të infektimeve nga 63 në 108.

Instituti rekomandoi që të reduktohen kontaktet e panevojshme dhe të respektohen rregullat për mbrojtjen nga infektimi.

Sipas RKI, numri i të vaksinuarve është rritur shumë pak në javët e shkuara. Duke u bazuar në llogaritjet e veta, RKI konstaton, se ka një “efekt të dukshëm” të vaksinimeve kundër koronavirusit në frenimin e sëmundjes të Covid-19 dhe shtrimet në spitale.

Top Channel