Pamjet e para! Biden takon Papën, presidenti amerikan vizitoi për herë të dytë Selinë e Shenjtë

29/10/2021 16:30

Shtëpia e Bardhë thotë se kishte një “raport të qartë” midis presidentit amerikan, Joe Biden dhe Papa Françeskut ndërsa ata u takuan për 90 minuta sot – një takim që ishte pothuajse dy herë më i gjatë se takimi i Bidenit me Gjon Palin II në vitin 1980, të cilin ai e kujton shpesh.

 

Angazhimi mes të dyve “ishte shumë i ngrohtë kur delegacioni mbërriti në dhomë”, thotë një zyrtar duke shtuar “Kishte të qeshura dhe raporte të qarta mes Presidentit Biden dhe Papës”

Biden ishte presidenti i 14-të i SHBA-së që u takua me një papë në Vatikan, raporton cnn.

Top Channel