Trazira në Belfast pas sulmit me thikë, akte dhune ksenofobike përfshijnë edhe qytete të tjera të Britanisë
Një samit dypartiak diskutoi këtë të enjte rreth impaktit të presidencës së Ebrahim Raisi-t tek pozicioni sfidues që Teherani ka ndërmarrë përballë bisedimeve bërthamore dhe në ndërhyrjet e vazhdueshme në rajon. Samiti diskutoi gjithashtu mbi rolin e Raisi-t në masakrën e 1988-ës ndaj 30.000 të burgosurve politikë.
Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit tha se Raisi duhet të ndiqet penalisht tani dhe jo më vonë.
“Regjimi është i përmbytur nga shumë kriza për të cilat nuk ka zgjidhje. Jeta e përditshme e popullit po përkeqësohet. Themelet ekonomike janë shkatërruar. Në 2021-in, inflacioni në Iran ka arritur në50 përqind, dhe papunësia është në rritje. Krahas kësaj, duke patur parasysh protestat mbarëkombëtare që po zhvillohen pothuajse nga çdo sektor i shoqërisë iraniane, dhe veprimtaritë e Njësive të Rezistencës, regjimi ka frikë se edhe një incident i vogël mund të shërbejë si shkëndijë e një kryengritjeje madhore. Me pak fjalë, populli iranian është gati për përmbysjen e regjimit tani më shumë se kurrë më parë. Është koha që komuniteti ndërkombëtar të mbajë anën e popullit iranian dhe dëshirës së tij për ndryshim”, tha ajo.
I pranishëm ishte dhe Zëvendës Presidenti i 48-të i SHBA, Mike Pence, që tha se “populli amerikan e mbështet qëllimin për të themeluar një republikë iraniane laike, demokratike, jo-bërthamore, e cila e merr pushtetin nga pëlqimi i të qeverisurve”.
Pence shprehu mbështetjen për MEK, e udhëhequr nga Maryam Rajavi, që tha se është e përkushtuar ndaj demokracisë, të drejtave njerëzore, dhe lirisë për çdo qytetar të Iranit.
Plani me Dhjetë Pika i Maryam Rahavi-t për të ardhmen e Iranit përfshin lirinë e shprehjes, lirinë e grumbullimit, dhe lirinë e çdo iraniani për t’i zgjedhur vetë udhëheqësit e vet.
Lidhur me Ashraf 3 në Shqipëri, Gjenerali James Conway përshëndeti dhe njerëzit e Ashraf 3 që po qëndrojnë në Shqipëri: “Më kanë thënë se sot do të transmetohemi live dhe shpresoj vërtet të jetë kështu pasi dua t’i përshëndes e t’u uroj më të mirën njerëzve në Ashraf 3, të cilët në njëfarë mënyre janë heronjtë e mi. Gjashtë vite më parë, pas masakrave në Ashraf dhe në Kampin Liberty, shumë vende të botës shprehën zemërimin e tyre, disa dërguan letra, por një vend bëri diçka konkrete për këtë, dhe ky ishte kombi i madh, republika e Shqipërisë. Ata u dhanë mirëseardhjen dhe u thanë këtyre njerëzve: ejani këtu, bashkohuni me ne, jetoni në paqe e liri, dhe 2500 nga bashkatdhetarët tuaj zgjodhën ta bënin këtë”.
Top Channel