Pamje rrëqethëse në SHBA/ Tornadot s’kursejnë asgjë, marrin para makina e ndërtesa

28/10/2021 23:03

Pamje rrëqethëse janë publikuar nga Louisiana dhe Teksasi, ku tornadot kanë sulmuar çdo gjë që u ka dalë përpara.

Makinat që ishin në autostradë janë rrokullisur sikur të ishin letra. Pamjet janë realizuar kur furgoni i regjisë së një televizioni u pa duke fluturuar në qiell.

Një përdorues i Twitter ka shpërndarë videon e autostradës 62 në afërsi të liqenit Charles në Louisiana, ku tornado kishte ngritur në ajër shumë mjete, e ndër to ishte edhe furgoni i një televizioni.

Pamje të ngjashme janë regjistruar edhe në Orange të Teksasit, e si pasojë e tornadove, mbi 18 mijë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike në Louisiana.

Këtë mëngjes në Teksas është raportuar për shkuljen e mbi 90 mijë shtyllave elektrike, ku erërat e forta nuk kursyen asgjë duke filluar nga qendrat tregtare e deri te shtëpitë private.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel