Gjermani, ​Scholz premton përmirësim të situatës energjetike

28/10/2021 15:52

Qeveria e re në vitin e parë të punës do të nisë gjithçka ndryshimet legjislative të nevojshme për të siguruar që Gjermania të ndryshojë situatën e energjisë elektrike dhe për të prodhuar mjaftueshëm për të ardhmen e industrisë, deklaroi kreu i SPD-së, Olaf Scholz.

Duke folur në një takim me sindikatat, Scholz përsëriti se ”qeveria e tij do të fokusohet mbi të gjitha tek respekti për punën”.

Udhëheqësi i socialdemokratëve ka futur në agjendë pagesën minimale prej 12 eurosh në orë si edhe përshpejtimin në përparimet në sektorin e energjisë.

Negociatat për qeverinë e koalicionit kanë nisur sërish sot në Berlin, pas një takimi të pare të natyrës organizative javën e kaluar, por drejtuesit e partive të jepnin përshtypjen se nuk kishin shumë dyshime mbi rezultatin e negociatave.

Kreu i CSU-së bavareze, Markus Soeder theksoi se beson shumë në dështimin mes SPD-së, të gjelbërve dhe FDP-së.

Top Channel