Çfarë është virusi RSV, me qindra fëmijë të prekur në Itali

27/10/2021 22:17

Një virus sincicial respirator (#Rsv, akronimi i “virusit respirator syncytial”), është një agjent viral i aftë të infektojë sistemin e frymëmarrjes të pacientëve të çdo moshe, por kryesisht fëmijëve në vitet e para të jetës, po prek pacientët e vegjël në të gjithë Italinë.

Repartet e pediatrisë dhe repartet e kujdesit intensiv në spitale po hasin vështirësi për shkak të pranisë së foshnjave me bronkiolit dhe pneumoni, të shkaktuar pikërisht nga ky virus.

Deri më sot, për këtë virus nuk ka një vaksinë specifike, por “tre prova të fazës III të vaksinave për nënat dhe terapitë me antitrupa monoklonalë janë duke u zhvilluar, megjithatë, janë të indikuara vetëm për foshnjat e parakohshme dhe veçanërisht të brishta.

Midis fëmijëve të prekur nga virusi është edhe Vittoria, vajza e Chiara Ferragni dhe këngëtarit Fedez, e shtruar në spital dhe nën vëzhgim pas kontraktimit të virusit.

 

Top Channel