“35 mijë euro kush vret Albin Kurtin”/ Kërcënohet kryeministri, Njësitë Speciale rrethojnë shtëpinë e tij

27/10/2021 20:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë mesazhe kërcënuese që kanë vënë në lëvizje Njësitë Speciale.

Në shtëpinë e Kurtit janë vënë re forca të shtuara të efektivëve, ndërsa nuk dihet nëse janë identifikuar autorët e kërcënimit dhe nëse po merren masa për ndalimin  e tij/ tyre.

Lajmi është konfirmuar për mediet kosovare nga zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. “Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, tha ai.

Telegrafi raporton se kërcënimi është bërë nëpërmjet rrjeteve sociale nga një person me profil të rremë.

Ai ka ofruar shpërblim prej 35 mijë euro për personin që vret kryeministrin Albin Kurti.

“35.000 euro shpërblim kush e vret Albin Kurtin, këtë mashtrues dhe zhvatës të shtetit, këtë mastrapaz dhe ordiner, këtë të poshtër dhe t’paftyrë, këte hajn dhe kriminel”, ka shkruar ai në një grup në Facebook.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA