“Jemi të fundit në Europë për sundimin e ligjit”/ Basha: Shteti shqiptar nën Edi Ramën është një shtet i kapur nga korrupsioni

25/10/2021 17:32

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të hënën është shprehur se shteti shqiptar nën Edi Ramën nuk është thjesht i korruptuar, por një shtet i kapur nga korrupsioni.

Nga foltorja e Kuvendit, Basha iu referua një raporti nga “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, publikoi Indeksin e Sundimit të Ligjit, 2020-2021, në të cilin Shqipëria renditej e fundit në Europë.

E 83-ta nga 139 shtete, është renditur vendi ynë, mes Algjerisë dhe Surinamit, një shtet për të cilin disa prej njerëzve në këtë sallë duhet të klikojnë në google për ta gjetur. Ndërsa unë e mbaj mend nga vitet e studimit në Holandë si vendi me një president në kërkim ndërkombëtar të akuzuar për korrupsion, trafik droge dhe vrasje politike”, tha Basha.

Duke iu referuar raportit në fjalë, Basha tha se këtu është katandisur Shqipëria 8 vite pas sundimit të këtij kryeministri, në një vend ku korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit nuk përbën më lajm.

Në një vend ku mendjelehtësi marramendëse trajtohen me oreks të panginjshëm çdo lloj teme, mjaft që të eklipsojnë debatin mbi ato që realisht prekin jetën e njerëzve. Ky raport konfirmon atë që të tjera organizata ndërkombëtare kanë raportuar vitet e fundit për Shqipërinë. Pikërisht atë që Partia Demokratike ka denoncuar me forcë. Dhe mbi të gjitha atë që qytetarët dhe sipërmarrësit e ndershëm të këtij vendi, përjetojnë cdo ditë, kur përballen me padrejtësinë, abuzivizmin dhe mungesën e llogaridhënies: Shteti shqiptar nën Edi Ramën nuk është thjesht i korruptuar por një shtet i kapur nga korrupsioni. Këtë nuk e them unë, por raporti i Transparency International”, tha kryedemokrati.

Sipas tij, kur vjen fjala te korrupsioni, një nga faktorët e matur nga “World Justice Project”, Shqipëria e drejtuar nga socialistët mban vendin e 105-të në botë, pra jo vetëm korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon, por jemi renditur pas Beninit, Egjiptit, që mbajnë vendin e 103-të dhe të 104 dhe ndiqemi nga Zambia dhe Mozambiku, të 106-tët dhe 107-tët.

“Shikoni, është i vetmi europian në listë”, tha Basha.

Ai pyet se ky është pozicioni në të cilin mertion të jetë Shqipëria, duke theksuar më tej se kryeministri i vendit,  fryhet lartë e poshtë ekraneve, duke nanuritur se po bën shtet.

“Ky është shteti që ke bërë?”, i drejtohet më tej Basha.

Me këtë nivel korrupsioni, mund të hapësh negociatat me Unionin Afrikan, se në Bruksel, të 105-tët në botë për, nuk na pranon njëri. Një tjetër faktor i matur nga “Ëorld Justice Project” është sa e respekton qeveria ligjin, sa fuqi kanë autoritetet audituese të kontrollojnë qeverinë, sa pavarësi ka gjyqësori, sa të pavarura janë mediat dhe nëse hetohen dhe dënohen zyrtarët e lartë që shkelin ligjin Dhe këtu situata është edhe më e keqe se treguesi i mëparshëm. Sepse nga 139 shtete, Shqipëria nën drejtimin e këtij regjimi, mban vendin e 109-të. E rrethuar nga Angola, Kazakistani, Afganistani dhe Mozambiku. Prapë, i vetmi europian në listë, dhe megjithëse brenda një diapazoni afrikano-aziatik, qeveria Rama mbetet në klasë si derri maç”, tha ai.

Kreu i PD-së në fjalën e tij u ndal edhe tek një raport tjetër, i përgatitur nga Banka Botërore dhe BERZH në 141 shtete.

Ky është një nga vrojtimet më prestigjoze të botës për matjen e korrupsionit që hasin bizneset. Sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe BERZH, sipërmarrjet shqiptare pagujanë mesatarisht 3.1% të xhiros së tyre vjetore si rryshfet për zyrtarët dhe politikanët.  Kjo shifër është tre herë me e lartë se ajo e raportuar në vitin 2013.  Fatkeqësisht, taksa e ryshfetit, e rendit Shqipërinë të dytën në botë pas Zambias. Pra edhe njëherë kemi një zhvendosje në një tjetër kontinent të vendit tone, në Afrikë, për shkak të korrupsionit”, tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA