Atentati që i mori jetën 57-vjeçarit në Fier/ Gjendet një kallashnikov dhe një pistoletë në makinën e djegur

24/10/2021 09:15

Atentati që i mori jetën 57-vjeçarit, Demir Backa mbrëmjen e djeshme në Fier, ka tronditur opinionin publik.

Backa u qëllua nga një makinë tip “Benz” në lëvizje, ndërsa ai ndodhej në makinën e tij tip “Audi” të parkuar, pranë qendrës tregtare QTU në këtë qytet. Atentati ndodhi në një orë ku qytetarët ndodheshin ende në lëvizje, por fatmirësisht nuk ka persona të tjerë të lënduar.

Menjëherë pas atentatit ekzekutorët janë larguar  dhe kanë djegur makinën në fshatin Daullas, pranë spitalit Memorial Fier. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes grupi i kriminalistikës ka bërë të mundur gjetjen e një arme tip kallashnikov dhe një pistoletë, të dyja pjesërisht të djegura, të cilat do të dërgohen për ekzaminim, në kuadrin e provës materiale.

Mbrëmjen e djeshme policia bëri të ditur se shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe 2 grupe të FNSH  kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë krehur zonën për kapjen e autorit/ve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA