Xhirimet e filmit kthehen në tragjedi/ Aktori qëllon me armë, 1 i vdekur, plagoset edhe regjisori

22/10/2021 07:16

Provat gjatë xhirimit të një filmi u kthyen në një tragjedi pasi një grua humbi jetën dhe një burrë mbeti i plagosur kur aktori Alec Baldwin qëlloi me armë “lodër” që përdoret në filma.

Policia në SHBA tha se aktori shkarkoi armën gjatë filmimeve të një filmi Western të shekullit të 19 Gruaja u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi t’i shpëtojë dëmtimeve. Regjisori i filmit po merr ndihmën e parë, shkruan BBC.

Viktima, Halyna Hutchins, 42 vjeçe ishte duke punuar si drejtore e fotografisë. Ndërkohë i plagosur është Joel Souza, 48 vjeç. Policia është duke hetuar rreth ngjarjes të ndodhur në Bonanza Creek Ranch, një vend mjaft popullor për filma. Mësohet se deri tani akoma nuk janë ngritur akuza.

Gazeta lokale meksikane, The Santa Fe New Mexican raporton se aktori 68-vjeçar është parë i përlotur jashtë komisariatit të policisë të enjten.

Halyna Hutchins ishte nga Ukraina dhe është ishte rritur në një bazë të ushtrisë sovjetike. Ajo kishte studiuar gazetari në Kiev dhe për film në Los Angeles. Revista American Cinematografer në 2019 e cilësonte atë një yll në rritje.

Ajo ishte drejtorja e fotografisë në filmin Archenemy, lançuar në 2020 me regjisor Adam Egypt Mortimer. “Me vjen shumë keq që humbën Halyna dhe ndihem shumë i irrituar që kjo ndodhi gjatë xhirimeve”- shkruan në Twitter Mortimer.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA