Përplasje në mbledhjen e Komisionit Hetimor për ’25 prillin’/ Koçi: Të mos bëjmë retorikë politike! Bardhi: Keni marrë peng rendin e ditës

22/10/2021 10:12

Anëtarët e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021 janë përfshirë në debat të fortë këtë të premte.

Debati nisi me miratimin e rendit të ditës, ku nënkryetari Toni Gogu kërkoi që të miratohet në parim rregullorja dhe të votohet rendi i ditës, por ka hasur kundërshtim nga deputeti i PD-së Gazment Bardhi thotë se nuk votohet rendi i ditës në komision.

Nga ana tjetër kreu i Komisionit Enkelejd Alibeaj, ka prezantuar rendin e ditës ndërsa u shpreh se ky takim është vazhdim i mbledhjes së parë, për të diskutuar për shqyrtimin e miratimit të rregullores si edhe zgjedhjen e sekretarit të Komisionit.

Gogu: Të  vazhdojmë me shqyrtimin e rregullores, propozojmë që diskutimi i rregullores të vijojë me miratimin në parim të rregullores dhe pastaj me miratimin nen për nen të saj. Rendi i ditës të votohet.

Naço: Dua të votohet rendi i ditës.

Salianji: Propozojmë duke qenë se nuk ka dakordësi, kjo rregullore qoftë për PS qoftë për tonat duhet të diskutojmë rregulloren nga kryetari i komisionit.

Alibeaj: Nuk keni rënë dakord, nuk keni gjetur një gjithë të përbashkët, ka një propozim nga Salianji, meqenëse nuk ka një dakordësim mes Naço dhe Salianji, do votohet drafti i  propozuar nga ana e kryetarit.

Koçi: Mos të sillemi sikur jemi në konferenca shtypi, të mos bëjmë retorikë politike. Ngecim duke u përplasur kot së koti. Ta përvijojmë punën e komisionit tek çështja konkrete. Ta kalojmë në parim dhe vijojmë nen për nen.

Bardhi: Keni marrë peng rendin e ditës. Nëse doni të hidhni në erë ligjin na thoni. Jemi në zbatim të së drejtës sonë. Ju jeni këtu se ju ka sjellë partia për të mbrojtur vjedhjen e zgjedhjeve. As ne dhe as ju nuk ju diktojmë sot se çfarë do të diskutojmë. Nuk bëhet çdo gjë me forcë kartoni. Se cilat janë vendimet e ndërmjetme e kam lexuar. Kërkesa për marrje provash përfshirë thirrjen për dëshmitarë, pranohet nga komisioni bëhet pa votim. Është një praktikë parlamentare.  E kuptoj që ky komision trajton një temë sensitive të prekshme për ju, por traditën parlamentare do të duhet ta respektojmë dhe të mos shpikim procedurë pas procedure.

Bylykbashi: Kërkoni në kundërshtim me ligjin marrjen e provave. Çdo rregull procedural është për të ndihmuar marrjen e provave. Harrojeni se në këtë komision do vendoset precedenti që në votim të ndryshoni ligjin. Nëse keni siklet për këtë vendim, provat janë marrë të gjitha të lira në vitin 2005. Nuk mundet që ky komision të ndryshojë një ligj që është miratuar në parlament.

Rendi i ditës përfshin: Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së brendshme të funksionimit të Komisionit Hetimor; Zgjedhja e Sekretarit të Komisionit; Përcaktimi i mbledhjes së ardhshme të Komisionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA