Një prej reperëve të më njohur në Suedi është qëlluar për vdekje mbrëmjen e së enjtes.
19-vjeçari Einar, emri i vërtetë i të cilit ishte Nils Fronberg, u vra në periferi të Stokholmit dhe asnjë arrestim nuk ishte bërë deri më tani. Në një incident të mëparshëm vitin e kaluar, Einar u rrëmbye dhe u sulmua nga reperët rivalë.
Ngjarja e rëndë ka rritur reagime të shumta rreth dhunës së shkaktuar nga bandat gjatë viteve të fundit.
“Një jetë e re është shuar dhe unë e kuptoj se ai ka pasur shumë peshë për shumë të rinj. Është tragjike”, tha Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven.
Gronberg, i cili debutoi në muzikë në moshën 16-vjeçare, ka publikuar katër albume dhe ka fituar shtatë çmime Grammy Suedez dhe çmime të tjera.
Top Channel