Ambasadorja amerikane Yuri Kim takoi këtë të premte drejtueset Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, Jorida Tanakun dhe Etilda Gjonaj.

Kim theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian.

Ambasada shpërndau fotot nga takimi me kryetaren Jorida Tabaku dhe nënkryetaren Etilda Gjonaj, ku mirëpriti vendosmërinë e Komisionit “për të forcuar llogaridhënien mbi veprimet e qeverisë, për të informuar publikun dhe për të përshpejtuar përparimin drejt përmbushjes së standarteve të Bashkimit Europian, përfshirë sundimin e ligjit, reformën në drejtësi, masat kundër korrupsionit dhe pastrimit e parave në përputhje me rekomandimet e Task Forcës për Veprim Financiar, dhe reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it”.

Pak gjëra janë më të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë sesa integrimi i saj në Europë. Shqipëria vazhdon të përmbushë kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe… përparoi në mënyrë të qëndrueshme në rrugën e reformës së Bashkimit Europian, si dhe fushat të cilat kërkojnë vëmendje të mëtejshme. Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken kanë theksuar se Shtetet e Bashkuara besojnë me forcë se Shqipëria i përket Bashkimit Europian dhe se negociatat e anëtarësimit duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne besojmë se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike, në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe në përparimin e sundimit të ligjit në Shqipëri, si dhe rrit stabilitetin dhe kontribuon në zhvillimin e popujve të rajonit. Ambasadorja Kim mirëpriti vendosmërinë e Komisionit për të forcuar llogaridhënien mbi veprimet e qeverisë, për të informuar publikun dhe për të përshpejtuar përparimin drejt përmbushjes së standarteve të Bashkimit Europian, përfshirë sundimin e ligjit, reformën në drejtësi, masat kundër korrupsionit dhe pastrimit e parave në përputhje me rekomandimet e Task Forcës për Veprim Financiar (FATF), dhe reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it”.

 

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA