“Disa presidentëve këtu duhet t’i vijë turp”/ Rama çon çështjen e Hagës në Bordin e Paqes: Le të bëjmë diçka para se të bëhet më keq
Ambasadorja amerikane Yuri Kim takoi këtë të premte drejtueset Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, Jorida Tanakun dhe Etilda Gjonaj.
Kim theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian.
Ambasada shpërndau fotot nga takimi me kryetaren Jorida Tabaku dhe nënkryetaren Etilda Gjonaj, ku mirëpriti vendosmërinë e Komisionit “për të forcuar llogaridhënien mbi veprimet e qeverisë, për të informuar publikun dhe për të përshpejtuar përparimin drejt përmbushjes së standarteve të Bashkimit Europian, përfshirë sundimin e ligjit, reformën në drejtësi, masat kundër korrupsionit dhe pastrimit e parave në përputhje me rekomandimet e Task Forcës për Veprim Financiar, dhe reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it”.
“Pak gjëra janë më të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë sesa integrimi i saj në Europë. Shqipëria vazhdon të përmbushë kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe… përparoi në mënyrë të qëndrueshme në rrugën e reformës së Bashkimit Europian, si dhe fushat të cilat kërkojnë vëmendje të mëtejshme. Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken kanë theksuar se Shtetet e Bashkuara besojnë me forcë se Shqipëria i përket Bashkimit Europian dhe se negociatat e anëtarësimit duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne besojmë se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike, në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe në përparimin e sundimit të ligjit në Shqipëri, si dhe rrit stabilitetin dhe kontribuon në zhvillimin e popujve të rajonit. Ambasadorja Kim mirëpriti vendosmërinë e Komisionit për të forcuar llogaridhënien mbi veprimet e qeverisë, për të informuar publikun dhe për të përshpejtuar përparimin drejt përmbushjes së standarteve të Bashkimit Europian, përfshirë sundimin e ligjit, reformën në drejtësi, masat kundër korrupsionit dhe pastrimit e parave në përputhje me rekomandimet e Task Forcës për Veprim Financiar (FATF), dhe reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it”.
Top Channel