Mauro Icardi vijon të kalojë ditë të trazuara në familje, pasi bashkëshortja e tij, Wanda Nara e akuzoi për tradhti dhe raportet mes çiftit janë në një udhëkryq, me mediat argjentinase që kanë paralajmëruar edhe një divorc të mundshëm.

Megjithatë vetë sulmuesi kaloi dy ditë në Milano, në tentativë për të bërë paqe me bashkëshorten dhe së fundi ka bërë një tjetër postim në rrjetet sociale, ku jep sinjale se ka rikuperuar raportet me Wanda Narën.

“Faleminderit e dashur që vijove të besosh te familja jonë e bukur. Faleminderit që je motori i jetëve tona”, shkroi sulmuesi në një postim, ndërsa pak më vonë në një tjetër hedh një foto me Wandën dhe e shoqëron me tekstin: Përqafomë fort dhe mos më lër kurrë të largohem.

E nëse në Instagramin e Icardit duket se paqja është vendosur, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për atë të Wanda Narës, e cila vijon të postojë foto vetëm, duke mos reaguar ende në lidhje me raportet me Mauron.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA