Një 22-vjeçare, e njohur si modele në Instagram është arrestuar sepse akuzohet se theri të dashurin me thikë.

Ngjarja ndodhi të hënën në Midtoën, SHBA.  Policia mori një njoftim se brenda apartamentit, Genie Exum po debatonte me të dashurin, të cilin e goditi me thikë në krah dhe në kurriz.

Aktualisht ai është në gjendje të qëndrueshme, jashtë rrezikut për jetën.

Për pasojë, gjykata i ka vendosur masa kufizuese modeles, e cila e ka të ndaluar t’i afrohet të dashurit të saj. Influencerja ka rreth 36 mijë ndjekës në Instagram dhe së fundmi ka postuar një fotografi provokuese, nga pushimet e saj të fundit në Mykonos.

 

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA