Ditën e sotme në “Për’puthen” transmetohet takimi i Brunos me Antonian, të cilët kanë nisur bisedën duke folur për të tjerët.
Antonia nuk ka hezituar të thumbojë vajzat e tjera që kanë pasur takim me Brunon, ndërsa atij i ka shprehur se e pëlqen për fizikun dhe faktin që është orator.
Por mes tyre nuk kanë munguar edhe komplimentat apo batutat për pamjen e kuruar në detaje.
Bruno: Po qan koha sot?
Antonia: Që do të thotë diçka negative?
Bruno: Jo asgjë.
Antonia: E prisje këtë takim?
Bruno: E prisja dhe e doja shumë. Më pëlqen që përzgjedh dhe e mban fjalën. Çfarë të ka pëlqyer?
Antonia: Si fillim aparencën tënde, prandaj të ftova të shikoj si është Bruno.
Bruno: Unë kam dalë në disa takime dhe je përfshirë që me ardhjen tënde. Nuk mendon se ecën shpejt?
Antonia: Aspak, atë që dua e marr.
Bruno: Çfarë ke parë tek unë më shumë se pamja fizike?
Antonia: Je shumë orator.
Bruno: Je gjithmonë kështu e kuruar?
Antonia: Po e gjithë, dhe në gjumë.
Bruno: Ke shumë ftohtë?
Antonia: Do më ngrohësh ti se të kam parë të ngrohtë në takimet e tjera.
Bruno: Kur më ke parë të ngrohtë?
Antonia: Kur ke gatuar.
Top Channel