Debati/ Hajdari: Harrojeni SPAK-un, një prokuror s’mund të hetojë 100 burra! Zekthi: S’është i marrë Basha që e kërkoi!

20/10/2021 22:04

Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’ po diskutohet rreth tezës së Kryedemokratit Basha për vetting në radhët e politikës, që do të kryhet nga SPAK!

Një debat lindi mes përfaqësuesit të PD-së, Fitim Zekthi dhe drejtuesit të Këshillit të Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari, i cili shprehet se propozimi i Partisë Demokratike që vettingu i politikanëve të bëhet nga ana e SPAK nuk mund të bëhet!

Pjesë nga debati:

Hajdari: Harrojeni SPAK-un gjeni mekanizëm tjetër për të bërë vettingun e politikanëve
Zekthi: Mos ka zbrit nga qielli SPAK?
Hajdari: Mos gënjeni njerëzit.
Zekthi: Më lër të mbaroj
Hajdari: Kam 30 vjet që e di
Zekthi: A ka mundësi të kesh etikë, më the se po gënjej
Hajdari: Mos gënjejnë ata që kanë çuar këtë lloj propozimi. Mbaje ditën gjithë natën fjalën. Zoti Shehi nuk është jurist me atë delikatesën e dha përgjigjen shumë mirë, ashtu siç thash edhe unë, iniciativa është për tu përshëndetur. Nuk presim ta bëjë SPAK, vettingu nuk po ecën në ato hapa që presim.Nuk bëhet me SPAK!
Zekthi: Nuk e vendos ti atë o zotëri.
Hajdari: Një prokuror i SPAK nuk mund të marrë 100 burra ti hetojë
Zekthi: Mënyra si flet ti i bie që ne jemi të marrë. Po mund ta bëjë SPAK! Shqipëria është një vend aq i korruptuar, nisma për të vendosur drejtësi s’mund të marri jetë për 200 vjet. Ndrysho kushtetutën e Shqipërisë. I lejohet SPAK-ut që të ngrejë një trupë me prokurorë brenda vetes së saj të merret me këtë gjë. Nuk është i marrë Basha që kërkojë këtë gjë.
Hajdari: Këto nuk mund të hetojnë çështjen, sepse kanë konflikt. Nëse do bëjmë një ndryshim kushtetues, dhe nga ato 15 prokurorë do caktojmë 5 ose 6 dhe të thonë ‘Tani’ është në rregull, ‘Shehi’ është për tu hetuar, këto 6 nuk po bëjnë me hetime. Ne duhet të gjejmë një mekanizëm tjetër që të bëjë vettingun nën drejtimin e ONM-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA